Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi I Arbërit”,i kanë shfrytëzuar sot dy teleskopët e Shoqatës të Astronomëve të Kosovës për ta vrojtuar diellin.
Kjo në kuadër të një aktiviteti shkollor në funksion të avancimit të punës praktike. Me këtë rast,nxënësit e kësaj shkolle por edhe profesorët dhe drejtuesit e këtij klubi, e kanë vlerësuar duke thënë se kjo përmbushë një pjesë të asaj që nxënësve u mungon nëpër shkolla, puna praktike.
Vlera Halili,maturante në këtë shkollë ka thënë se me këtë po përmbushet aspekti praktik i asaj që është mësuar në teori,ndërsa profesori I astronomisë në këtë shkollë,Milaim Rushiti, ka thënë se nëse lënda e astronomisë nuk aplikohet në praktikë me anë të vrojtimeve me teleskop nuk do të ishte atraktive ”Për këtë arsye ne organizojmë këto aktivitet për vrojtime që t’ua bëjmë më të dashur lëndën e astronomisë Është interesim I madh I nxënësve, po shihet se sa shumë po marrim pjesë në vrojtim”, ka thënë Rushiti,teksa ka shtuar se angazhimi I tij për ta bërë qendrën e observimit lidhet me interesimin e madh të nxënësve.
Në anën tjetër edhe Pranvera Hyseni, nga Shoqata Astronomëve të Kosovës, ka thënë se ky institucion jo pak herë është në angazhim me nxënësit .Madje ka shtuar se misioni I shoqatës është popullarizimi I astronomisë në Kosovë nëpërmjet aktiviteteve të kësaj natyre.”Kjo ju jep mundësi nxënësve të vrojtojnë trupat qiellor duke u nisë nga dielli gjatë ditës por edhe trupave tjerë gjatë natës. Këtu në këtë shkollë kemi sjell dy teleskop solar me të cilët do ta vrojtojmë diellin me dy gjatësi valore të ndryshme” ka thënë Hyseni.
Ndryshe, kjo shoqatë po u ndihmon shkollave që me paisjet e tyre optike për vrojtim të aftësohen në aspektin praktik.