Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një restorant në Ferizaj. Nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas Veselit, ora elektrike në restorant ka marrë flakë dhe se zjarri më pas është lokalizuar. “Rreth orës 19:15, ka qenë një incident zjarri në rrugën e Reçakut në Ferizaj, në një restorant, ora elektrike ka marrë flakë. Policia ka reaguar menjëherë, zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin edhe KEDS-i e ka ndërprerë rrymën. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka pasur nevojë as për panik. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt”, tha ai për KALLXO.com.