Me fillimin e sezonit të verës, në Qytetin e Ferizajt është rritur edhe numri i insekteve. Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët po ashtu edhe tek personat me moshë. Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë shumë lagje në Ferizaj. Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive. Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Ferizaj që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet. Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut, /Ferizaj24