50623451 343798846466211 7003226325414576128 n e15483223213241 560x416 - Inspektorati gjen flamur të Kosovës afër produktit serb në ‘Super Viva’

Biskotat serbe ‘Noblice’ u ilustruan si një produkt vendor në një prej marketeve kosovare.

Burime të KALLXO.com kanë dërguar fotografi të rastit të cilin e evidentoi edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë.

Në një inspektim në marketin ‘Super Viva’ në Prishtinë, inspektorati gjeti se flamuri i Kosovës është vendosur afër çmimit të produktit që nuk ishte prodhim vendor.

Lidhur me këtë inspektorati ka shkruar proces të inspektimit dhe pritet të mirret vendimi nëse ky market do të gjobitet.

KALLXO.com ka kontaktuar me marketin ‘Super Viva’ në numrin e telefonit të paraqitur në raportin e inspektoratit.

Në telefon u përgjigj një zyrtare e këtij marketi e cila nuk pranoi të tregojë identitetin e saj.

Ajo në pyetjet tona pranoi se në market është bërë një gabim dhe tha se po presin vendimin e inspektoratit.

“Nuk është vendosur flamuri gabim por është bërë një ndryshim në raft dhe është harruar. Nuk kanë marrë naj vendim por vetëm ma ka shkru një process dhe vendimin nuk ma kanë kthy hala. Ma kanë shkru procesin e kanë qu atje por vendim s’kemi hala. Kom bo gabim se është harru po çka me bo, kam gabu”, tha zyrtarja e këtij marketi.

edit 1 763x10241 - Inspektorati gjen flamur të Kosovës afër produktit serb në ‘Super Viva’

50512687 294868794712649 6596899153375133696 n 764x10241 - Inspektorati gjen flamur të Kosovës afër produktit serb në ‘Super Viva’


www.foxshop-ks.com