ish i fejuari i ariana grandes reagon per here te pare pas ndarjes isha budalla 560x416 - Ish i fejuari i Ariana Grandes reagon për herë të parë pas ndarjes: Isha budalla

Ariana Graende dhe Pete Davidson tashmë kanë konfirmuar se nuk janë më të fejuar.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre disa mujore, gjë që shumëkush u befasua pasi që fansat pritnin që çifti të kurorëzohet.

Megjithatë, mediat raportuan se Pete i kishte dërguar një fotografi provokuese ish të dashurit të Arianës, Mac Millerit, i cili javë më parë kishte kryer vetëvrasje.

ish i fejuari i ariana grandes reagon per here te pare pas ndarjes isha budalla - Ish i fejuari i Ariana Grandes reagon për herë të parë pas ndarjes: Isha budalla

Grande thuhet se me të kuptuar këtë veprim të Davidsonit, menjëherë i kishte dhënë fund lidhjes së tyre duke e fajësuar tërthorazi Peten për vdekjen e Millerit.

Për herë të parë për përfundimin e romancës mes dyshes ka folur vetë artisti duke thënë se e gjitha ndodhi shkaku i një mosmarrëveshje.

Lexo po ashtu:

“Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, “A ishte Pete budalla?”. Dhe 93% e tyre thoshin “Po”. Dhe unë thoja, “Mos i dëgjo ata, janë inatçinj”. Dhe ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla. Jam një djalë i mirë që thjesht më gjuajnë në organin gjenital. Dhe ju mendoni, “Ah, ai djali i shkretë. Shpresoj që mos ta vrasë veten”. Kjo është Amerika”, u shpreh ish-i i Ariana Grandes.

Ndryshe, artistët janë duke punuar në projekte të ndryshme muzikore, të cilat do t’i sjellin ndaras për fansat e tyre. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com