w 78 560x416 - Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi


Sot në Ferizaj, konkretisht në Qendrën e Promovimit të të Drejtave të Grave – QPDG drejtuar nga Znj. Kadire Tahiraj, ishte prezente ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila këtë vizitë e realizoj me iniciativën e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Komunën e Ferizajt znj. Kristina Gashi – Bytyçi.

Në këtë takim ishin edhe përfaqësuese të institucioneve tjera  të cilat dëshiruan t’i ndihmojnë Qendrës financiarisht duke blerë aksesorë dhe gjëra tjera të punuara nga gratë punëtore të Qendrës.

Ish presidentja Jahjaga vlerësoi se “Në këtë kohë krize, për pothuajse çdo secilin, kjo ndihmë nga gratë përfaqësuese të Komunës së Ferizajt ishte e jashtëzakonshme e cila do të thotë shumë për Qendrën. Andaj, përgëzoj znj.Gashi-Bytyçi për këtë iniciativë me një qëllim kaq të mirë ” përfundoi ish presidentja Jahjaga.

auto 122292977 639035930093861 5459010881779048042 n1603200167 - Ish presidentja Jahjaga në mbështetje të grave në Ferizaj, iniciativë e kryesueses Kristina Gashi-Bytyçi

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.