ishte frikesuar nga trashesia meghan markle beri nje kontrate me ish bashkeshortin per shtatzenine 560x416 - Ishte frikësuar nga trashësia: Meghan Markle bëri një kontratë me ish-bashkëshortin për shtatzëninë

Siç është raportuar nga shumë media të huaja, dukesha e Sussexit, Meghan Markle, nënshkroi një kontratë shtatzënie me ish-bashkëshortin, Trevor Engelson.

Bukuroshja, e cila tani është në gjendje të dytë dhe është në pritje të fëmijës së parë me Princin Harry, në martesën e saj të mëparshme, donte të siguronte që fëmija e saj të merrte gjithë luksin që e konsideronte të nevojshme.

Sipas Daily Mail, detajet e martesës së mëparshme të ish-aktores u zbulua nga një mik i ngushtë i amerikanes.

ishte frikesuar nga trashesia meghan markle beri nje kontrate me ish bashkeshortin per shtatzenine - Ishte frikësuar nga trashësia: Meghan Markle bëri një kontratë me ish-bashkëshortin për shtatzëninë

Siç thotë ai, 37-vjeçarja ishte aq e shqetësuar për efektet e shtatzënisë sa që qëllimi kryesor i saj ishte të kthente figurat trupore.

Kjo është arsyeja pse ajo dhe ish-bashkëshorti i saj nënshkruan një kontratë me të cilën i premtoi të paguante një trajner personal dhe një nutritionist për t’ia kthyer figurat trupore sa më shpejt që ishte e mundur. Në kontratë gjithashtu ishte e përfshirë edhe një dado.

Lexo po ashtu:

Engelson (42) dhe Markle ishin të dashuruar në vitin 2004 dhe ishte në lidhje përgjatë gjashtë vjetëve.

Marrëdhënia mes tyre u prish pasi Meghan u zhvendos në Toronto, ku ishte duke xhiruar episodet e serialit, ‘Suits’. Ata u ndanë dy vjet më vonë dhe u shkurorëzuan zyrtarisht në vitin 2014. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com