Me Ismet Shamollin Kastrioti do të jetë më i organizuar, më i fuqishëm dhe me synime që të kthejnë namin e këtij kolektivi më traditë, të luftojnë për tituj dhe për daljen në arenën ndërkombëtare.  Në mbledhje morën pjesë edhe Lulzim Abazi, anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe njëherësh ishte edhe në këshill iniciues, si dhe Bashkim Haxhimusa, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt. “Arsyeja pse pranove postin e kryetarit të klubit, është që ta ndihmojë klubin. Unë do të kontribuoj me donatorë dhe do të luftojmë për ngritjen kualitetit. Kastrioti dhe qyteti e meriton që t’i ndihmohet dhe do të mundohem ta bëjmë një klub ashtu si i ka hije”, tha Shamolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Bashkim Haxhimusa tha se me kryesinë e re po bëhet vërtet një kthesë e madhe. “Po bëhet një kthesë e madhe në klub sepse e caktoi një përzgjedhje të lakmueshme, për ngritjen e kualitetit dhe dihet se hendbollit është sport i veçantë e me traditë në qytetin e Ferizajt. Synimi është ngritja kualitetit dhe krijimi i kushteve maksimale, për fitimin e titujve me theks dalja në arenën ndërkombëtare. Klubit t’i kthehet nami edhe të mbizotëron fryma e hendbollit në komunën tonë, në qytetin që ka traditë sportin”, tha Haxhimusa. Kryetar u zgjodh Ismet Shamolli, kryesia përbëhet nga Lulzim Abazi, Agim Imeri, Isa Xhemajli, Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Bardhyl Ramadani, Avdullah Isufi. Në mbledhjen e radhës, do të emërohet trajneri i ri, drejtori i ri dhe stafi teknik.