w 57 560x330 - Ismet Shamolli u zgjodh kryetar i ri i klubit të hendbollit "Katrioti" nga Ferizaj, shtatë herë kampion i Kosovës

Me Ismet Shamollin Kastrioti do të jetë më i organizuar, më i fuqishëm dhe me synime që të kthejnë namin e këtij kolektivi më traditë, të luftojnë për tituj dhe për daljen në arenën ndërkombëtare.  Në mbledhje morën pjesë edhe Lulzim Abazi, anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe njëherësh ishte edhe në këshill iniciues, si dhe Bashkim Haxhimusa, përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt.

“Arsyeja pse pranove postin e kryetarit të klubit, është që ta ndihmojë klubin. Unë do të kontribuoj me donatorë dhe do të luftojmë për ngritjen kualitetit.

Kastrioti dhe qyteti e meriton që t’i ndihmohet dhe do të mundohem ta bëjmë një klub ashtu si i ka hije”, tha Shamolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Bashkim Haxhimusa tha se me kryesinë e re po bëhet vërtet një kthesë e madhe.

“Po bëhet një kthesë e madhe në klub sepse e caktoi një përzgjedhje të lakmueshme, për ngritjen e kualitetit dhe dihet se hendbollit është sport i veçantë e me traditë në qytetin e Ferizajt.

Synimi është ngritja kualitetit dhe krijimi i kushteve maksimale, për fitimin e titujve me theks dalja në arenën ndërkombëtare.

Klubit t’i kthehet nami edhe të mbizotëron fryma e hendbollit në komunën tonë, në qytetin që ka traditë sportin”, tha Haxhimusa.

Kryetar u zgjodh Ismet Shamolli, kryesia përbëhet nga Lulzim Abazi, Agim Imeri, Isa Xhemajli, Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Bardhyl Ramadani, Avdullah Isufi. Në mbledhjen e radhës, do të emërohet trajneri i ri, drejtori i ri dhe stafi teknik.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.