j lo familjaret e mi gjithmone i kane pasur linjat fantastike trupore kjo eshte pjese e kultures sone 560x416 - J.Lo: Familjarët e mi gjithmonë i kanë pasur linjat fantastike trupore, kjo është pjesë e kulturës sonë
j lo familjaret e mi gjithmone i kane pasur linjat fantastike trupore kjo eshte pjese e kultures sone - J.Lo: Familjarët e mi gjithmonë i kanë pasur linjat fantastike trupore, kjo është pjesë e kulturës sonë

Ylli i edicionit të muajit dhjetor të revistës InStyle është yll-amerikano-latin, Jennifer Lopez.

Bukuroshja është shfaqur provokuese në imazhet e realizuara për këtë revistë duke ekspozuar linjat trupore.

Sipas The Sun, kjo është një nga fotografitë më të seksi deri më tani të 49-vjeçares. Madje, vlerësohet si një ndër imazhet më joshëse që një femra ka ekspozuar njërën pjesë të trupit.

Përkundër kësaj, këngëtarja i tha revistës se në fillim nuk kishte planifikuar të frymëzonte gratë në të gjithë botën.

“Unë jam ajo që unë jam. Në familjen time, linjat trupore gjithmonë i kemi fantastike. Kjo është vetëm një pjesë e kulturës sonë”, tha ajo.

Për të drejtat dhe ndërgjegjësimin e grave J.Lo tha “Mendoj se ka ndodhur momenti më i fuqishëm që gratë të mos hezitojnë për të thënë atë që e meritojnë. Unë nuk e kuptoj pse një grua nuk mund të jetë këngëtare, aktore dhe balerin”.

Këngëtarja preku historinë e një marrëdhënieje të mëparshme me aktorin Ben Affleck. Ajo pretendon se është shumë më e lehtë që të lidhesh me një mashkull se më parë.

“Atëkohë ishte i çmenduri. Tani, së paku mund t’ju tregoj se kush jam. Atëherë të gjithë besonin në ato se çfarë lexonin në tabloide, por shumë herë kjo nuk ishte as të afër të vërtetës”, thotë këngëtarja. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com