be kosove 1531743998 8903746 11 560x347 - Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Qeveria e Kosovës të martën mban mbledhjen e saj të rregullt, të thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në ora 14:00.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie merr pjesë dhe mban fjalim hapëse në nisjen zyrtarë të indeksit të transparencës. Ngjarja zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës, në ora 11:00.

Këto dhe të tjera janë ngjarjet që janë paraparë për sot në Kosovë:

– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do ta vizitojë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin Berat Rukiqi. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 9:30)

– Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse ju ftojnë të përcillni publikimin e Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Me rastin e nisjes zyrtare të indeksit të transparencës, Ambasadori Delaëie do tu drejtohet të pranishmëve. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

– Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Qendrën Kinematografike të Kosovës. (Qendra Kinematografike e Kosovës, ora 11:00)

– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

– Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media! (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 17:00).


www.foxshop-ks.com