Këpucët po dalin të jenë shpëtimi kryesor i nxënëseve që sot i janë nënshtruar Testit Shtetëror të Maturës.
Ndonëse, komisioni shtetëror i maturës ndaloi përdorimin e telefonave gjatë mbajtjes së testit , nxënësit po gjejnë alternativa nga më të ndryshmet për të siguruar mirë telefonat e tyre për kopjim.
Në një grup në rrjetin social, ku nxënësit pareshtur po publikojnë testet dhe po kërkojnë ndihmë për pyetjet, një nxënëse që ende nuk i është nënshtruar provimit, po i intereson të di, nëse ka mundësi të përdor telefonin, raporton Zeri.Info.
Një tjetër nxënës që tashmë veç e ka përfunduar testin, po ia tregon edhe vendin ku mund të siguroj “telefonin”, pa frikën se mund të hetohet.
“Hej a guxoni mi marr telefonat”, pyet një nxënëse. “Po veç shtine mas mirti në patika. Nëse ju kontrollojnë në patika s’kqyrin”, ia kthen tjetri.
Ndërsa një nxënës tjetër propozon mundësinë që të merren dy telefonë. Njëri të dorëzohet, e tjetrit t’i bëhet një vend diku.
“I merr 2 telefona një ta marrin një e mshef”, rekomandon njëri.
Organizimin e mirë të testit të maturës në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj, që ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi e kumton me krenari, nuk shihet se po përcillet me kaq rregull në rajonet e Ferizajit dhe Gjilanit ku po mbahet ky proces aktualisht.
Nxënës të shkollave të Ferizajt dhe Gjilanit nga përzgjedhja e shortit, i janë nënshtruar sot testit shtetëror të maturës, mirëpo masat e marra të Komisionit Shtetëror të Maturës nuk shihet se po përfillen, raporton Zëri.Info.
Dhjetëra teste të maturës shtetërore, të të dyja grupeve janë duke u publikuar në faqe të ndryshme të rrjeteve sociale, ku nxënësit po kërkojnë ndihmë për pyetjet që i kanë përpara.
“Kush mundet gr. A me dërgu komplet testin”, “Ju qe e keni majt testin a mundeni me na qu kompet testet me i mësu pak”,“Postoni hale foto qa u shukat a s’po ju lajn me kopju”, janë vetëm disa prej ndihmave që po kërkohen në këto grupe.
Kujtojmë se para dy vitesh, Kosova ishte renditur në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, që iu nënshtruan testimit të aftësive nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA)./arbresh/