Një mosmarrëveshje në trafik, ka përfunduar me rrahje pak çaste më parë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë. IndeksOnline ka siguruar videon e kësaj ngjarje ku shihen dy persona teksa rrahën në mes të rrugës me boksa e shqelma. Ende nuk janë zbuluar motivet e këtij rasti, por ajo që panë qytetarët “live” për disa qaste ishte e rëndë. Kalimtarët kanë ndërhyrë shpejt për t’i ndarë, ndërsa nuk dihet nëse ndaj të njëjtëve është hapur rast në polici.