Jahjaga bashëbisedon në Ferizaj me gratë e komunitetit RAE për sfidat e tyre
Redaksia
Ferizaj24
2 Korrik 2019
1 min lexim
159 vizita
Ish-presidentja Atifete Jahjage bashkbisedon me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian për sfidat e tyre dhe mundësitë e adresimit të këtyre sfidave. Në atë takimi ishte edhe Kordinatorja për Zhvillim të OKB0së në Kosovë, Ulrika Richartson.
“Sot, bashkë me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson, ishim në Ferizaj në një bashkëbisedim me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Në këtë takim të organizuar nga UNHCR, biseduam për sfidat e grave të këtyre komuniteteve dhe mundësitë për të adresuar këto sfida. Jam tejet e inspiruar me entuziazmin e grave pjesëmarrëse për të punuar shumë drejt një jete më të mirë për ato dhe familjet e tyre, dhe besoj që me vullnetin që treguan sot ato do të jenë të suksesshme, dhe model i mirë i bashkëjetesës” ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Detajet
Publikuar
2 Korrik 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
159
Fjalë
157