Këtë të hënë përmes platformës zoom është mbajtur diskutimi i dytë publik në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Në këtë takim kanë marrë pjesë një numër simbolik i qytetarëve, ndërsa para të pranishmeve të arriturat, sukseset, por edhe sfidat para qytetarëve i ka paraqitur nënkryetari i Komunës së Ferizajt Arton Gavazi.
“Gjatë këtij viti kemi realizuar projekte madhore infrastrukturore, ku në stad të punimeve është “Bashkimi i Qytetit”, nënkalimi në fshatin Nikadin-Varosh, nënkalimi tek Plus Marketi, rregullimi i trotuareve në qendër të qytetit, ndërtimi i stacionit të autobusëve, parku memorial i UÇK-se, nisja e punimeve për çerdhen e re në rrugën “Rexhep Bislimi”, si dhe shume projekte të tjera”, ka thënë nënkryetari i Komunës Arton Gavazi i cili ka prezantuar edhe rreth 40 projekte të tjera madhore që janë realizuar gjatë vitit 2020 në qytetin e Ferizajt.
Në këtë takim Habib Krosa, përfaqësues i fshatit Varosh, ka paraqitur një varg kërkesash, komunës së Ferizajt. Kërkesat e tij ishin që të ketë sa më shumë rrugë të rregulluara, të ketë më shumë trotuare si dhe parkingje në fshatin e tij.
Edhe Sadik Qerimi përfaqësues i fshatit Koshare, ka falënderuar Komunën e Ferizajt, për projektet e shumta që janë realizuar në fshatin e tyre, përderisa ka parashtruar edhe kërkesa të tjera në të mirë të banorëve të fshatit të tyre.
Ndërkaq Sabedin Mustafa, ka paraqitur kërkesat e banorëve të fshatit Pleshinë. Kërkesë kryesore e tij ka qene që të behët pastrimi i lumejeve, te ketë edhe një mini-park në këtë fshat.
Në fund nënkryetari i Komunës së Ferizajt Arton Gavazi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që drejtuan qytetarët prezent në këtë diskutim publik.