Jennifer Lopez është një ndër këngëtaret që vitet e kaluara janë vetëm numra.
Këngëtarja gjatë gjithë vitit ka qenë tejet shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte të ndryshme muzikore.
Së fundi, ajo ka gjetur pak kohë që të jep një intervistë për revistën e modës, InStyle, e cila do të dal në shitje gjatë muajit dhjetor.
Me këtë rast, 49-vjeçarja ka bërë edhe një fotosesion teksa do të jetë edhe në ballinën e gazetës së mirënjohur që shpërndahet në shumë vende të botës.
Një prej fotografive që e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, ylli amerikano-latin shihet gjysmë e zhveshur dhe të pasmet i mbulon me njërën dorë.
“Dhjetor 2018. InStyle Magazine”, ishte përshkrimi i imazhit të artistes që tash e sa kohë është në lidhje me Alex Rodriguez.
Ndryshe, ylli ka filluar tashmë të realizoj një projekt muzikor me reperin e njohur spanjoll, Bad Bunny. /Telegrafi/