Po planifikoni pushime, organizime familjare apo projekte biznesi për vitin 2026? Më poshtë gjeni kalendarin e festave zyrtare në Kosovë për vitin 2026, me ditët e sakta dhe informacione të rëndësishme për pushimet shtetërore dhe fetare.
Festat zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2026
| Nr. | Festa | Dita e festës | Dita e pushimit |
|---|---|---|---|
| 1 | Viti i Ri | 01 Janar 2026 (E Enjte) | 01 & 02 Janar 2026 (E Enjte, E Premte) |
| 2 | Krishtlindjet Ortodokse | 07 Janar 2026 (E Mërkurë) | 07 Janar 2026 |
| 3 | Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës | 17 Shkurt 2026 (E Martë) | 17 Shkurt 2026 |
| 4 | Fitër Bajrami (dita e parë) | 20 Mars 2026 (E Premte) | 20 Mars 2026 |
| 5 | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës | 09 Prill 2026 (E Enjte) | 09 Prill 2026 |
| 6 | Pashkët Katolike | 05 Prill 2026 (E Diele) | 06 Prill 2026 (E Hënë) |
| 7 | Pashkët Ortodokse | 12 Prill 2026 (E Diele) | 13 Prill 2026 (E Hënë) |
| 8 | Dita Ndërkombëtare e Punës | 01 Maj 2026 (E Premte) | 01 Maj 2026 |
| 9 | Dita e Evropës | 09 Maj 2026 (E Shtunë) | 11 Maj 2026 (E Hënë) |
| 10 | Kurban Bajrami (dita e parë) | 27 Maj 2026 (E Mërkurë) | 27 Maj 2026 |
| 11 | Krishtlindjet Katolike | 25 Dhjetor 2026 (E Premte) | 25 Dhjetor 2026 |
Shënim: Datat e festave fetare mund të ndryshojnë sipas kalendarit hënor.
