w 71 560x414 - Kameraj dhe Terpeza kampionët e parë zyrtarë të Kosovës në pikado

Në fundjavë është mbajtur kampionati i parë i Kosovës në pikado, i organizuar nën patronatin e Federatës së Pikados së Kosovës.

Në kampionat morën pjesë 32 garues në konkurrencën e meshkujve e 16 në konkurrencë të femrave, kjo për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria, ku në ambiente të mbyllura nuk lejohen të marrin pjesë më tepër se 20 personave, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.

Në kategorinë e meshkujve titullin e fitoi Haki Kameraj nga klubi Bullseye. Ai në finale mposhti Shpend Gashin e KP Ferizaj. I treti doli Selami Latifi i klubit KP Lipjan.

Në kategorinë e femrave triumfoi Blerta Terpeza e KP Ferizajt. Ajo në finale mposhti Semra Abdullahin e KP Darts Girl Prishtina. Vendi i tretë i takoi Fjona Xhelili nga KP Shooters Gjilan.

“Jam mjaft i kënaqur që e organizuam me sukses si federatë kampionatin e parë të Kosovës në pikado. Falënderim i veçantë për pjesëmarrësit në këtë kampionat, që kanë treguar profesionalizëm. E veçanta është se është organizuar kampionati i parë që kur federata është licencuar në MKRS. Po ashtu e veçantë ishte edhe pjesëmarrja nga klubet e femrave. Është treguar se padyshim që ka të rinj që adhurojnë pikadon dhe në një të ardhme të afërt do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe pse jo të kemi edhe aty një kampion nga Kosova. Po ashtu dua të falënderojë presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, të gjithë asambleistët e delegatët që e pranuan Federatën e Pikados së Kosovës si federatë me të drejta të plota. Synimi ynë është që të pranohemi së shpejti në instancat ndërkombëtare. Jemi në fazën përgatitore të dokumentacionit për dorëzim në Federatën Evropiane të Pikados, ku shpresojmë që shumë shpejt do të jemi pjesë e saj”, ka deklaruar kryetari i Federatës së Pikados së Kosovës, Arben Sllovinja.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.