
Policët e paemëruar nga Victoria e Australisë, patën një intervenim të pazakontë gjatë një pasdite, pasi u desh të shpëtonin një kangur që kërceu në det dhe nuk po mund të kthehej.
Ata intervenuan me shpejtësi dhe pasi e kapën për bishtin, arritën që ta nxjerrin në breg, transmeton Telegrafi.
Kafsha ishte pa ndjenja dhe nuk shfaqte shenja jete, derisa ata e mbajtën të mbuluar me batanije, derisa hapi sërish sytë.
Besohet se kanguri që nuk ka parë kurrë bregdet, nuk dinte si notohet ndërsa nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Sasia e madhe e ujit të kripur, ka bërë që ai të mos mund të qëndrojë si dihet.
Gjendja e kangurit tani është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen në një qendër të kujdesit për kafshë. /Telegrafi/
[embedded content]