Kapen me drogë katër persona në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
1 Korrik 2021
1 min lexim
168 vizita
Katër persona janë arrestuar në Ferizaj pasi u kapën me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 23 gram.
Të arrestuarve iu janë gjetur edhe 1 mijë e 500 euro para të gatshme, persë telefona mobil, një peshore, një boks i metalit dhe një elektroshok.
Nga policia kanë treguar se një i dyshuar është dërguar në mbajte, ndërsa tre të tjerë janë liruar.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek të njëjti janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushur me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 23 gram, rreth 1.500 euro para të gatshme, pesë telefona mobil, dy kartela të banës, një peshore, një boks i metalit, një elektroshok, një shufër të metalit dhe një sasi e qeseve që shërbejnë për paketim të narkotikëve. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Detajet
Publikuar
1 Korrik 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
168
Fjalë
164