han auto1 560x347 - Kaq do t’i kushtojë Kosovës autostrada për në Shkup

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se kostoja përfundimtare e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë, mund të shkojë në rreth 700 milionë euro.

Ai tha se projekti për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit është deshur të përfundojë më 1 janar të këtij viti.

“Kostoja përfundimtare e autostradës mund të shkojë në rreth 700 milionë euro. Si total do të kushtojë edhe me këtë pagesë shtesë për shkak të vonesave dhe të keqmenaxhimit për tre vite. Diku 50 për qind nuk është kryer obligimi ndaj punëmarrësit edhe zgjatja e kontratës. Projekti për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit është dashur të përfundojë më 1 janar të këtij viti. Ose të ndërpriten punimet dhe situata të shkojë në arbitrazh dhe shuma të jetë trefishi i shumës. Pagesa e 53 milionë eurove është për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave”, ka thënë Lekaj për Dukagjinin.

Ndryshe, fillimisht kostoja totale e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit ishte paraparë të jetë 608 milionë euro, por me pagesa shtesë kostoja mund të shkoj në 700 milionë euro.


www.foxshop-ks.com