Është 34-vjetori i lindjes së saj.
Kjo ka bërë që Katy Perry këtë ditë të shënuar në jetë ta festonte me një darkë romantike krahas të dashurit, Orlando Bloom
Çifti romantik kishin zgjedhur të kalojnë një mbrëmje të paharruar në një prej restoranteve përrallore të West Hollywood të Kalifornisë së SHBA-ve.
Këngëtarja u fotografua duke dalë nga lokali me aktorin, ku shihet e buzëqeshur dhe më e lumtur se kurrë në jetë.
Ajo me këtë rast kishte të veshur një fustan të ngushtë të lëkurës të ngjyrës rozë, të cilin mund ta keni edhe ju për 370 dollarë.
Biondina shfaqej tejet seksi dhe joshëse në këtë fustan që e kishte kombinuar edhe me një palë këpucë të bukur me take.
Ndryshe, Perry është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe po mban koncerte anembanë globit. /Telegrafi/