Lejlekët që për më shumë se 20 vjet qëndruan mbi një shtyllë elektrike në Kovaçec të Kaçanikut janë larguar nga KEDS.
Folenë e vjetër banorët thonë se e larguan punëtorët e korporatës për furnizim me rrymë, njofton Klan Kosova.
Lejlekët e vegjël, shpëtuan por jo disa zogj të tjerë që strehoheshin me ta, u lënduan keq.
Por, zëdhënësi i KEDS Viktor Buzhala thotë se punëtoret i kane trajtuar me përgjegjësinë më të lartë zogjtë e lejlekëve. Ai me disa fotografi, bëri me dije se për ta kanë ndërtuar edhe çerdhe të re në pullazin e një shtëpie në fshatin Rakaj.
Kronikë nga Enis Reçica.