Keira Knightley ka thënë se e ka ndaluar vajzën e saj trevjeçare që t’i shikojë disa filma të Disneyt, për shkak të portretizimit të femrës në një mënyrë me të cilën ajo nuk pajtohet.
Filmat e animuar “Cinderella” dhe “Little Mermaid” i janë ndaluar vajzës së aktores, Edie Knightley Righton.
[embedded content]
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, aktorja ka thënë se në filmin nga vitet e pesëdhjeta, Hirushja “pret një mashkull të pasur që ta shpëtojë”.
Sipas saj, ky film jep mesazhin se femra nuk mund ta shpëtojë veten, transmeton BBC.
Nga ana tjetër, sa i përket ‘Sirenës së vogël’, Keira ka thënë: “Mendoj se këngët janë të shkëlqyera, por nuk duhet të heqësh dorë nga zëri yt për një mashkull”.
[embedded content]
“Kjo në fakt më shqetëson më shumë, sepse vërtet më pëlqen shumë filmi. Më pëlqen ‘Little Mermaid’!”, ka shtuar aktorja.
Knightley, e cila ka luajtur në filmat e Disneyt, ‘Pirates of the Caribbean”, ka thënë se të gjithë filmat e këtij produksioni janë të ndaluar në shtëpinë e saj.
“Finding Dory”, “Frozen” e “Moana” i janë lejuar vajzës së aktores 33-vjeçare. /Telegrafi/