Ditë më parë, nisën zërat se Tayna dhe Ledri Vula do të bashkëpunonin në një projekt muzikor, shkak i të cilit u bë fotoja ku shfaqeshin Ledri, menaxheri i tij Faton Shoshi, Tayna dhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli.
Pra, siç patën bërë me dije edhe përmes një videoje në Instagram, Tayna dhe Ledri publikuan dje këngën “AJE”.
Projekti është realizuar nga studioja “Cricket” me tekst të Tayna-s dhe Ledrit.
Në më pak se 1 ditë, kënga është shumë pranë 1 milionëshit, pasi deri tani (ora 11:54) ka arritur më shumë se 905 mijë klikime në YouTube.