Këngëtarja e re, Pranvera Krasniqi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.
“Bad boy” titullohet kënga e saj, e cila për nga titulli kuptohet se është dedikim për djemtë çapkënë.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB, teksa për muzikën është kujdesur E Beats.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga Lorik Zhuja, gjersa për masteringun është kujdesur Cekici.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, BUG Production.
Pranvera do të jetë nën menaxhimin e këngëtarit Blero, nga i cili kanë dalë edhe shumë emra tjerë të njohur në estradë. /Telegrafi/
[embedded content]