auto Futboll15452922001 560x394 - Kërcënon Tovërlani

Ferizaj duket se nuk i ka punët aq mirë këtë vit në Superligë

“Shpresoj që deri të premten të mblidhet kryesia dhe t’i shlyejnë borxhet që i kanë dhe të organizohemi nga fillimi e jo si gjatë verës. Përndryshe…”, ka thënë Tovërlani, i cili i pyetur nga gazeta nëse kjo “përndryshe” nënkupton largim nga ekipi nëse nuk ka përforcime, ai është shprehur shumë qartë, “Po”

Njëra nga skuadrat që u kthye më shumë bujë në elitën e futbollit kosovar, Ferizaj, nuk është se ka kaluar këtë gjashtëmujor të mirë në shoqërinë elitë. Në 17 ndeshje të zhvilluara, ferizajasit kanë tubuar vetëm 15 pikë, duke mbetur të parafundit në tabelë, pozitë kjo që i dërgon direkt në një rang më poshtë të garave. Numri një në bankinën e Ferizajt, Afrim Tovërlani, ka thënë se kjo pozitë e Ferizajt në tabelë mund të përmirësohet, por duhet një mobilizim i kryesisë. Sipas tij, gjithçka varet nga drejtuesit e klubit dhe nëse dëshirojnë ta shohin Ferizajn në mesin e skuadrave elite, duhet gjithsesi të investojnë në janar, duke sjellë përforcime, ndryshe gjërat janë të vështira, madje ai ka paralajmëruar edhe largim nga skuadra nëse këto kushte nuk plotësohen. Gjithçka varet nga kryesia Njëri nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani, skuadrën e Ferizajt e mori shumë vonë, atëherë kur ekipi vetëm se ishte formuar dhe ai nuk kishte shumë gjasa të ndërhynte. Kjo është sipas tij arsyeja pse në vjeshtë i munguan rezultatet. “Të gjithë e dinë se në çfarë situate kam shkuar te Ferizaj”, ka thënë Tovërlani në fillim të bisedës me gazetën “Kosova Sot”. “E vërteta është qe nuk jemi në pozitë të mirë në tabelë, por gjasat janë të mira nëse kryesia konsolidohet dhe bëjmë transferime të qëlluara. Unë jam për të luftuar deri në fund dhe të mbesim në ligë”, ka thënë Tovërlani për gazetën “Kosova Sot”, sipas të cilit drejtuesit e skuadrës e kanë të domosdoshme të investojnë, ndryshe me këtë potencial aktual është shumë vështirë të mbijetohet. “Të gjitha varën nga kryesia e klubit e nga askush tjetër”, ka thënë Tovërlani për të “Kosova Sot”. Dorëheqja opsion Ferizaj, përderisa në garat kampionate ka pasur ngecje dhe është në një pozitë shumë të keqe, ngushëllim mund të gjejë te Kupa e Kosovës, aty ku është kualifikuar në çerekfinale dhe në muajin shkurt të vitit 2019, në fushën e vet e pret Feronikelin dhe gjasat për kualifikim qëndrojnë, por sipas “Tokit” edhe kjo varet nga përforcimet që do t’i bëjnë në janar, nëse këto përforcime nuk ndodhi atëherë edhe Kupa është e vështirë, pasi potenciali nuk është i kënaqshëm në ekip. “Sa i përket Kupës, prapë me duhet të kthehem te përforcimet, sepse me këtë kapacitet që kishim në vjeshtë është e vështirë”, ka thënë, Afrim Tovërlani duke shtuar se po beson se deri në fund të kësaj jave kryesia të japë sinjale nëse do të bëjë investime apo jo. “Shpresoj që deri te premten te mblidhet kryesia dhe t’i shlyejnë borxhet që i kanë dhe të organizohemi nga fillimi e jo si gjatë verës. Përndryshe…”, ka theksuar Tovërlani, i cili i pyetur nga gazeta nëse kjo “përndryshe” nënkupton largim nga ekipi nëse nuk ka përforcime ai është shprehur shumë shkurt dhe qartë “Po”.


www.foxshop-ks.com