Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi sot ka përcjellë nga afër punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”. Ai më pas ka publikuar edhe fotografi që tregojnë pjesën e brendshme të tunelit që do të bashkojë qytetin.
Me këtë rast ai ka deklaruar se është i kënaqur me zhvillimin e punimeve dhe dinamikën e punës që po bëhet për realizimin e këtij projekti.
“Sot gjatë ditës kisha kënaqësin ti përcjellë nga afër punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, projekt që tashmë ka marrë formën dhe si projekti i vetëm në Kosovë i natyrës së tillë po realizohet me standarde dhe parametra ndërkombëtar” ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka bërë publike edhe disa foto nga pjesa e brendshme e nënkalimit, pjesës së deritashme, e cila në anën e sipërme sërish është hapur për komunikacion.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.