Këtu ju kemi sjellë disa fotografi të qytetit të Ferizajt nga më larg se një shekull, janë foto të realizuar në vitin 1903 nga albanologu hungarez, Baroni Franc Nopça, i cili fatmirësisht kishe marrë edhe një ‘kodak’ me vete.
Shkencëtari dhe albanologu hungarez, Baroni Franc Nopça, udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore.