244 560x416 - Këta janë delegatët nga Ferizaj që do të marrin pjesë në Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të zgjidhet me datë 14 mars të këtij viti. Kështu ishte vendosur në mbledhjen që ka mbajtur kryesia e LDK-së.

Më 14 mars, 335 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë, siç parasheh statuti, zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët. Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

Delegatët të cilët do të marrin pjesë në këtë Kuvend  nga komunat janë të caktuar në bazë të fuqisë elektorale nga komunat të cilat vijnë.

Momentalisht  nga Ferizaj dihen emrat e  22 delegatëve të cilët do të  marrin pjesë në zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së

Muharrem Sfarqa, Adem Salihaj, Gëzim Kokollari, Ismet Vranovci, Avni Nuha, Flamur Istrefi, Fadil Halili,  Bajram Bucaliu, Isah Ibrahimi, Lirije Syla, Miranda Xhokli, Shkelzen Selmani, Fadil Lipovica, Shpëtim Sojeva, Vehbi Emini, Arbër Januzi, Ymri Hashani, Burim Selmani, Bekim Lohaj, Saranda Musliu , Valon Halimi,  dhe Kenan Jashari.

Këtë here vullneti i delegatëve të LDK-së do të shprehet në mënyrë të fshehtë,  dhe do ta vendos se kush do ta marrë drejtimin e LDK-së për dy vitet e ardhshme.


www.foxshop-ks.com