E diela zakonisht konsiderohet si ditë pushimi, por kjo që e lamë pas ishte shumë e veçantë pasi që mblodhi shumë ‘make up’ artistë në një vend.
Ashtu siç e do vendi e rendi kur organizohen evente të mëdha në salla luksoze, në Prishtinë u mblodhën rreth 300 persona të veshur bukur dhe me fytyra të buzëqeshura e të emocionuara që do të dëgjonin këshillat dhe storjet e dy artisteve të famshme në Kosovë që po e çojnë industrinë e ‘Make Up’-it në një nivel tjetër.
Më 21 tetor, u organizua “Master Class”-i e parë në Kosovë me master Vjosa Metaj Cena dhe Dafinë Neziri, të cilat prezantuan për të gjithë të pranishmit një “Scary make-up”, “Halloween make-up”, “Natural beauty make-up” dhe një “Glamorous make-up”.
Gjatë kohës së prezentimint dhe demonstrimit të punës, të gjitha vajzat e pranishme patën mundësi që të shtrojnë pyetje të ndryshme për Vjosën dhe Dafinën të cilat i treguan të gjitha sekretet dhe historitë e tyre rreth punës, për të treguar rrugën që kanë kaluar për të arritur këtu ku janë sot, e që për të pranishmet ishte motivimi më i madh që ato kishin kërkuar.
Nga pritja madhështore dhe dashuria e madhe që morën nga të gjitha të pranishmet, Vjosa Metaj Cena dhe Dafinë Neziri premtuan se do të organizojnë evente të tilla edhe më shumë duke sjellë në këtë mënyrë trendet botërore në Kosovë dhe duke e bart eksperiencën dhe shkollimin që kanë marrë në institucionet më të mëdha të botës
Për ju që dëshironi ta përcillni punën e tyre për së afërmi, bëjeni “follow” @vjosamakeup_pro dhe @dafinaneziri dhe informohuni për më të rejat nga bota e grimit. /Telegrafi/