Djemtë nga Ferizaj në praninë e mijëra shikuesve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, ofruan lojë të mirë.
Klubi i hendbolit nga Ferizaj “Kastrioti” ka fituar të dielën ndeshjen e dytë të kthimit kundër klubit estonez të hendbollit “HC Tallinn” me rezultat 26:25.
Djemtë nga Ferizaj në praninë e mijëra shikuesve në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”, ofruan lojë të mirë.
Nërkaq për të parë këtë ndeshje dhe për të mbështetur hendbollistët vendas, ishte edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me drejtorët e kësaj komune.
KH “Kastrioti” tani do të udhëtoj në vazhdim të kësaj gare në Belgjikë më datën 17 nëntor ku do të përballet me klubin belg të hendbollit “Vise”.
Tifozëria “Ujqit”, mijëra shikues që ofruan atmosferë festive dhe loja fenomenale e hendbollistëve ferizajas shënuan këtë natëqë do të mbahet mend gjatë.
Ky sukses i KH “Kastrioti” shënon sukses të jashtëzakonshëm në hendbollin kosovar, duke e kualifikuar në raundin e tretë këtë klub në ligën kampionale.