
Kim Kardashian ka ditur gjithmonë që të marrë vëmendjen e faqeve rozë me imazhet që i publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo është duke e reklamuar koleksionin e ri të kozmetikës, ndërsa si pjesë e fushatës reklamuese i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.
Në njërën prej tyre ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa për gjoksin e saj e ka mbështetur vajzën nëntëmuajshe, Chicago.
“Fëmija im engjëllor”, ka shkruar Kim në përshkrim duke përmendur më pastaj produktin e ‘KKWBeauty’.
Me këtë fotografi, 38-vjeçarja e reklamon produktin për hijen rozë për sy.
Fotografia ka marrë më shumë se 4.3 milionë pëlqime nga fansat e shumtë të saj në Instagram.
Mirëpo, krahas atyre që e kanë lavdëruar, ka pasur edhe të tillë që nuk u pëlqen një imazh i tillë.
Një grup kritikësh konsiderojnë se Kim e ka tepruar me këtë pozë dhe se është shembull i keq për fëmijët e saj. /Telegrafi/