Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjelli këtë festë shtetërore.
“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo.
Ndryshe, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Këshilli Organizativ kishte përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, gjë që kishte nxitur edhe reagimin e krijuesve të saj, të cilët për të dëshmuar autenticitetin kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final i saj.
Ndryshe, logot e shënimit të kësaj feste ndryshojnë çdo vit.
Përzgjedhja e kësaj logove bëhen nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi