Qyteti i Ferizajt pasurohet edhe me një sallë sportive.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Salla është para përfundimit të punimeve në fshatin Gaçkë dhe kjo i ka gëzuar tejmase banorët e këtij fshati.
“Palestra sportive në Gaçkë drejt përfundimit, për ta gëzuar sportistët e sportdashësit jo vetëm nga Gaçka por i gjithë Ferizaj”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.