Këtë vit është edicioni i 20 i “Këngës Magjike” dhe së shpejti nisin netët finale në Pallatin e Koncerteve.
Siç ka lajmëruar Ardit Gjebrea, krah tij do të prezantojnë moderatorja Bora Zemani dhe balerina, Klaudia Pepa.
Pak ditë më parë, Klaudia e cila prej kohësh jeton në Itali, tha në një lidhje telefonike tek “E diela Shqiptare” se do vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.
Ndërsa ditën e djeshme, ajo ka zbuluar sesi do jetë skena e “Këngës Magjike”.
Balerina e famshme ka postuar një video në “Instastory” ku shihet duke filmuar skenën që duket futuristike dhe shkruan se është shumë e emocionuar dhe po punohet fortë.
Kënga Magjke ka yje të mëdha të muzikës sivjet. /panorama/