Derisa kanë mbetur vetëm disa ditë deri në Halloween, ata që duan ta festojnë sa më mirë, po i bëjnë prerjet e fundit të kostumeve.
Derisa shumica e duan tradicionalen e frikshme, të tjerë kanë zgjedhur të kenë paraqitje më të butë, transmeton Telegrafi.
Njerëz nga mbarë bota, kanë treguar në Bored Panda kombinimet e tyre të këndshme, që tregojnë se jo të gjitha duhet të jenë të frikshme.
Për dallim prej tjerëve që kanë zgjedhur të kuqen si gjak dhe maska, disa vendosën të duken komik me paraqitje të ndryshme kreative.
Nuk mungojnë personazhet e ndryshme prej filmave, apo skena të improvizuara që do ishin shumë të këndshme për festën që zhvillohet në fund të këtij muaji. /Telegrafi/