auto dami515414897841 560x416 - Kompanitë ndërtimore dëmtojnë rrugët lokale të Ferizajt

Banorët e disa rrugëve në Lagjen e Re në Ferizaj kanë kërkuar nga Komuna ndalimin e qarkullimit të kamionëve me pesha të rënda, shkaku i dëmtimit serioz të rrugëve.

Sipas banorëve, Komuna po vazhdon të heshtë derisa rrugët po degradohen, ndërkohë banorët nuk mund t’i hapin as dritaret nga pluhuri dhe zhurma nga makineritë ndërtimore, shkruan sot Koha Ditore.

Dimal Basha, banor në rrugën “Zenun Beqa”, ka thënë se po vazhdojnë të tmerrohen nga “mafia e betonit”. Sipas tij, kamionët po vazhdojnë ta shkatërrojnë çdo rrugicë, ndërkohë komuna po hesht.

“Komuna ende nuk ka ndonjë rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve të rënda që ndalon shkatërrimin e secilës lagje. Komuna duhet patjetër ta caktojë peshën maksimale për automjete nëpër rrugë e rrugica. Rrugët tona po degradohen nga “mafia e betonit” ndërkohë të gjitha ato do të riparohen me paratë e taksapaguesve. Nuk guxojmë m’i hap dritaret prej pluhurit që bëhet pastaj pengesë është edhe zhurma derisa po punohet deri n’orë të vona. Fëmijët që luajnë aty e thithin atë pluhur dhe krejt kjo se nuk respektohet asnjë kriter”, ka thënë Basha.

Sipas tij, me ndërtime po merren edhe politikanët e fuqishëm të cilët po e degradojnë lagjen me ndërtime dhe njëkohësisht po i dëmtojnë rrugët e asfaltuara me paratë e qytetarëve./Agim Ademi.


www.foxshop-ks.com