Komuna e Ferizajt ka reaguar në lidhje me rastin e vjedhjeve që sipas raportit policor janë bërë në Kishën e fshatit Talinoc i Muhaxherëve. Komuna ka dënuar ashpër këtë vepër duke e konsideruar si rast të izoluar për të cilën duhet të t’u jepet hapësirë organeve kompetente për të ndriçuar rastin.
REAGIM
Komuna e Ferizajt lidhur me rastin e vjedhjes në Kishën e fshatit Talinoc i Muhaxherëve, dënon ashpër këtë vepër kriminale, rast i izoluar dhe njëkohësisht kërkon nga organet kompetente të zbardhin rrethanat e rastit, ashtu që kryesit të vihen para drejtësisë.
Ferizaj në ADN-në e tij ka bashkëjetesën mes besimeve, multikulturalitetin dhe si të tilla, këto paraqesin vlera që me ngulm mbrohen dhe promovohen nga ferizajasit