WP 30 560x416 - Komuna e Ferizajt fillon renovimin e shkollës në shtator, nxënësit mbesin në shtëpi

Jo të gjithë nxënësit në Kosovë kanë mundur të fillojnë mësimin këtë hënë.

Në shkollën “Gjon Sereqi” në Ferizaj kanë filluar mësimin vetëm nxënësit e klasës së parë.

Nga 2 mijë e 400 nxënës sa ka kjo shkollë vetëm 200 kanë mundur këtë të hënë të ulen në bankat e shkollës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak të renovimit të shkollës të cilat filluan tek tani në shtator.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus edhe drejtori i shkollës “Gjon Serreqi”, në Ferizaj, Nazmi Heda.

E shtyrja mësimit për sipas Hedës është renovimet që janë dukë bërë në tualetet e shkollës “Shaban Hashani”, objekt i cili është duke u shfrytëzuar nga nxënësit e “Gjon Serreqi” pasi edhe është bërë ndërrimi i objekteve muaj më parë.

Ndonëse Drejtoria e Arsimit në këtë Komuna kishte kohë 7 muaj për të rinovuar objektet e shkollave, vendimi për rregullimin e tualeteve e mori në fillim të shtatorit.

“Shkolla “Gjon Serreqi” ka respektuar vendimin e Ministrisë për të filluar vitin ri shkollor 2020/2021, aq sa kemi mundur. Kushtet na kanë lejuar për të filluar vetëm me klasat e para. Shkaku që nuk kemi filluar me klasë të tjera është ky ne e kemi ndërruar objektin, do të thotë shkolla “Gjon Serreqi“ kemi kaluar në shkollën “Shaban Hashani”, derisa nxënësit e shkollës, “Shaban Hashani”, kanë kaluar në shkollën “Gjon Serrqi”. Në momentin kur kemi ardhur këtu gjendja nuk ka qenë e mirë e tualeteve, dhe kemi vendos të bëjmë një renovim të pjesësh të objektit, me vendimi të Drejtorisë së Arsimit. Shkaku është renovimi i tualeteve, dhe nuk kemi dashtë të fushimi nxënësit në një vend ku tualet nuk kanë qenë në masën e dëshiruar”, ka deklaruar Heda për Gazetën Infokus.

Vendimi i vonë për të ndërruar objektin sipas Hedës është arsyeja tjetër për mos mbajtjen e mësimit.

“Arsyeja e dytë, vendimi i vonë për ndërrimin e lokalit është bartja e inventarit tonë në këtë objektet dhe mjeteve të përcjellës ka kërkuar kohë, ndërsa ne kemi pas në dispozicion një javë. Pra vendimi i vonë për ndërrim të lokalit e ka bërë të veten”, ka deklaruar ai.

Përderisa Heda ka thënë që përfundimi i renovimeve pritet të mbahet këtë javë.

Edhe Kenan Gashi nga Këshilli i Prindërve në këtë shkollë, ka thënë se si prind kanë vendosur të mos i dërgojnë nxënësit për shkak të kushteve tejet të këqija higjienike.

 


www.foxshop-ks.com