90172594 2901351146577368 2111481217785266176 n 560x416 - Komuna e Ferizajt redukton stafin, puna nuk ndalet

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Komuna e Ferizajt ka bërë reduktimin e stafit nëpër departamente.

Pavarësisht kësaj, do të vazhdojë të ofrohen kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët të shmangin vizitat e kërkesat jo urgjente pranë administratës komunale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të COVID-19.