101360971 3082105298501951 8285754421002895360 o 560x416 - Komuna heq taksat për kompanitë e transportit me autobus të udhëtarëve

Pandemia e virusit COVID-19 ka shkaktuar dëme në ekonominë lokale. Veçanërisht janë evidentuar dëme në kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus. Si rrjedhojë e kësaj gjendje, pas vlerësimit të situatës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu mori vendim që të liroj për gjatë gjithë vitit 2020, kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit ndërsa me dakordimin edhe të bordit drejtues të NPL “Stacioni i Autobusëve” pasi që ekziston varësia e veprimtarisë mes kompanive të tilla dhe ndërmarrjes përkatëse u mor vendim gjithashtu që për një (1) javë (01.06.2020-07.06.2020), të lirohen nga pagesa e
peronizimit, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus, si masë që do të mundësonte rikuperimin më të shpejt e kosto më të ulët të rinisjes së veprimtarisë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Këto masa nisin së zbatuari qysh nga dita e nesërme, 1 Qershor 2020, e si të tilla, të ndërmarra nga qeveria lokale, synojnë që brenda fushëkompetencave të saja, të ndihmojnë biznesin, në rastin konkret kompanitë e transportit.


www.foxshop-ks.com