Konfirmohet/ Lista ‘Guxo’ bashkë me VV-në, në garën për të parin e Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
6 Korrik 20211 min lexim78 vizita
Lista “Guxo” do të garojë së bashku me Lëvizjen “Vetëvendosje” në Ferizaj, për zgjedhjet lokale. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Burim Karameta.
Në një prononcim ai ka thënë se ka tendenca për të formuar iniciativa qytetare nga të vetashtuquajturit “zv/ministra”.
“Nuk është e vërtetë. Ne do të garojmë bashkërisht me Vetëvendosjen, ashtu siç jemi dakorduar. E them se ka tendenca për të formuar iniciative qytetare… Gjithçka tjetër është jashtë konditave për revolucionin për të cilën kemi marrë pjesë në zgjedhjet nacionale.
“Lista “Guxo” në Ferizaj qëndron siç është ndër më të forta në nivel nacional dhe ndërsa lëvizjet eventuale janë të patrajtueshme për to… të pakënaqurit që s’kanë marrë pozita në qeveri”, është shprehur ai.