konfiskohen mbi 1 ton lengje ne ferizaj 560x416 - Konfiskohen mbi 1 ton lëngje në Ferizaj

Inspektorati komunal ndaloi një mjet transportues i cili po bartte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral

Inspektorati komunal ndaloi një mjet transportues i cili po bartte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral

Pas kontrollit policor dhe nga inspektorët komunal u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant, rrjedhimisht sipas procedurave ligjore të legjislacionit në fuqi, saktësisht ligjit për Inspektoratin e Tregut Nr. 03/L-181, kjo ngarkesë u konfiskua dhe është proceduar në organet gjyqësore deri në vendimin përfundimtar të këtyre të fundit.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha shpjegoi se në këtë aksion ishin të përfshirë inspektorët sanitar dhe të tregut dhe se kjo sasi e konfiskuar është sinjal se të gjitha kanalet e komunikimit, qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe pa kushtet e dokumentacionin përkatës janë nën monitorimin e vazhdueshëm.

Sasia prej 870 litra lëngjesh dhe 300 litrash ujë mineral të konfiskuara në Ferizaj, nga Inspektorati Komunal do të procedohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

konfiskohen mbi 1 ton lengje ne ferizaj - Konfiskohen mbi 1 ton lëngje në Ferizaj

konfiskohen mbi 1 ton lengje ne ferizaj 1 - Konfiskohen mbi 1 ton lëngje në Ferizaj

konfiskohen mbi 1 ton lengje ne ferizaj 2 - Konfiskohen mbi 1 ton lëngje në Ferizaj


www.foxshop-ks.com