gjak 696x4201 560x416 - Kosova blen edhe gjak në Serbi, del të jetë më i shtrenjti

Gjaku që vjen nga ky shtet po del të jetë goxha i shtrenjtë, krahasuar me vendet e tjera. Vetëm në dy vitet e fundit është importuar gjak në vlerë mbi 100 mijë euro.

Nevoja për të shpëtuar jetët po i detyron kosovarët që të kërkojnë ndihmë edhe nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë.

Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Dogana, Kosova merr gjak edhe nga Serbia, duke përfshirë kështu gjak njerëzor e të kafshëve.

Madje, me kalimin e viteve sasia e gjakut të importuar nga Serbia po rritet.

Vetëm në dy vitet e fundit, nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë, ka hyrë gjak, në vlerë prej më shumë se 100 mijë eurove.

Gjatë këtij viti, për gjak që vjen nga Serbia janë paguar mbi 60 mijë euro.

E ky lloj gjaku, sipas Doganës, përgatitet për “përdorime terapike, profilaktike apo diagnostikuese; antisera dhe Fraksione të tjera të Gjakut dhe produktet e modifikuara imunologjike”.

Por, ndonëse merr gjak prej shteteve të tjera, Kosova nuk është shumë e varur nga gjaku që vjen prej vendeve të huaja. Gjithë kjo pasi dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë thënë se që nga viti i kaluar janë afro 30 mijë dhurues të gjakut.

“Dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve, pjesa tjetër ndihmohet përmes dhurimit të orientuar”,

Sipas kësaj qendre, gjakun për nevojtarët e sigurojnë dhurues nga tërë territori i Kosovës. Në masë më të madhe ata i takojnë moshës së re. Derisa, meshkujt janë ata të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të furnizimit me gjak.

“Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë nga i gjithë territori i Kosovës, Prishtina, Peja, Prizreni Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj. 67 % e dhuruesve vullnetarë i takojnë grup moshës deri në 30 vjeç, kryesisht janë meshkuj deri 80 % respektivisht femrat 20%”.

Ndryshe, përveç gjakut, vendi më i varfër në rajon blen nga Serbia edhe shumë produkte të tjera, e shumë kafshë. Kuajt, gomarët, gjedhet e derrat prijnë në listën e importit nga Serbia.


www.foxshop-ks.com