KRF aktivitet me rastin e ditës së përsonave me aftësi ndryshe!
Redaksia
Ferizaj24
5 Dhjetor 20211 min lexim0 vizita
Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ju bashkua aktivitetit ndërgjegjësues ” Koloni Artistike” në kuadër të javës së aftësisë së kufizuar me moton: MOS MA MOHO TË DREJTËN E LËVIZJES!
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ofrimin e shërbimeve me bazë në shtëpi për personat me aftësi të kufizuar” si reagim ndaj COVID-19, implementuar nga Handikos Ferizaj në partneritet me Save the Children in Kosovo – financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.