agim aliu 650x358 11 560x358 - Kryetari Aliu në konferencë për media jep detaje për tetë zyrtarët e arrestuar në Ferizaj

Pas arrestimit të tetë zyrtarëve të komunës së Ferizajt dhe katër qytetarëve, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media e që aty do të shpalosen detaje për arrestimin e 12 personave.

“Sot në ora 14:00, në sallën e konferecave Kryetari i Komunës, Agim Aliu mban konference të jashtëzakonshme për media. Temë është arrestimi i disa zyrtarëve komunal”, kanë thënë zyrtar për media nga kjo komunë.

Ndërkohë Prokuoria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate dërguar portalit GazetaBlic ka konfrimaur arrestimin e 12 personave, tetë nga ta zyrtarë të komunës së Ferizajt.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422 nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.
Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ne Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masatmasat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.
Ndersa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar (4) nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj.


www.foxshop-ks.com