
Kryetari Aliu: Rindërtimi i hapësirave publike është në prioritetet e mia qeverisëse
Redaksia
Ferizaj24
22 Korrik 2018
1 min lexim
130 vizita
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shkruar se rindërtimi i hapësirave publike për të mundësuar infrastrukturën bazë për rekreacion dhe zhvillimin e talentit në sporte, është në prioritetet e tij qeverisëse.
Aliu ka njoftuar se ka filluar me rindërtimin e fushës sportive në Lagjen e re, në Ferizaj.
“Të njejtën brenda skemës së rinovimeve dhe funksionalitetit më të madh për qytetarët, kemi bërë edhe me renovimin e çatisë së nënkalimit kryesor dhe vendosjen e ndriçimit adekuat në funksion edhe të galerisë urbane që po ndodh për herë të parë në Ferizaj.Neve na mbetet mirëmbajtja e tyre, kurse qytetarëve t’i ruajnë ato si pronë e përbashkët në shërbim të komunitetit.”, ka shkruar Agim Aliu

Detajet
Publikuar
22 Korrik 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
130
Fjalë
140