Kryetari Aliu shpall zgjedhjet për Kryetar të Fshatrave dhe lagjeve të qytetit
Redaksia
Ferizaj24
26 Shtator 2018
1 min lexim
122 vizita
I pari i Ferizajt, Agim Aliu mori vendimin për të shpallur zyrtarisht zgjedhjet për kryetar të fshatrave dhe bashkësive lokale në zonën urbane. Ky proces mjaft i rëndësishëm për të artikuluar kërkesat dhe nevojat e banorëve të zonave rurale dhe urbane zgjidh përfundimisht hendekun e komunikimit dhe përfaqësimit zyrtar pranë institucioneve përkatëse në nivel lokal.
Për të përgatitur sa më mirë këtë proces, ditë më parë, drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e fshatrave dhe zonave urbane me pjesëmarrjen edhe të shoqërisë civile që do ta mbikëqyr dhe lehtësoj këtë proces.
Zgjedhja e kryetarëve dhe kryesive të fshatrave dhe zonave urbane do të bëhet konform Rregullores Komunale për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Ferizajt.
Detajet
Publikuar
26 Shtator 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
122
Fjalë
166