29eb80f1 448e 4df8 b92b ba64b20c158d1 - Kryetari i Ferizajt: Papërgjegjësia jonë mund ta shtojë numrin, qytetarët e kanë armën në betejën me Covid 19

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Ferizaj, pasi që të dielën janë konfirmuar edhe 35 raste të reja.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë që bërë thirrje që qytetarët t’i marrin më seriozisht masat kundër pandemisë.

“Situata ka shkuar keq për faktin se kjo është fuqia e Covid 19. Ne po apelojmë që të ketë sa më pak mundësi të komunikimit mes njerëzve dhe të respektohet distanca sociale. Qytetarët duhet të respektojnë masate marra nga IKSHPK-ja, pasi është e pamundur që betejën ta fitojnë institucionet.”.

“Situata përnjëherë ka dalë nga kontrolli edhe pse ne do ta menaxhojmë”, ka thënë Aliu në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se pasi ka ndryshuar situata në Ferizaj, duhet të ketë masa më rigoroze.

“Edhe pse kemi marrë një varg masash, tashmë jemi në një situatë të re. Duhet të ketë masa më shtrënguese, duke izoluar vendbanimet që e kanë origjinën personat e parë me Covid 19. Të shtohen masat që të pamundësojnë lëvizjen e qytetarëve në ambiente publike”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.